Flash News

E-TJERA

E paditi për shpifje/ Pas Grida Dumës, edhe Jorida Tabaku humb gjyqin me Erion Veliajn

E paditi për shpifje/ Pas Grida Dumës, edhe Jorida Tabaku humb gjyqin

Nënkryetarja e PD, njëherësh deputetja Jorida Tabaku ka humbur gjyqin me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Tabaku e kishte paditur për shpifje Veliajn pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Veliaj tha asokohe se: “E kemi mësuar tani: ata nuk kundërshtojnë asgjë pa vënë gjobë”, por gjykata ka rrëzuar pretendimet e deputetes  dhe sipas vendimit të sotëm, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj kur më parë kishte deklaruar se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.

Dy ditë më parë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma. Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Të fundit