Flash News

E-TJERA

E paditi për shpifje, por Veliaj nuk paraqitet në seancë, Koka: Tentativë e pastër për intimidim

E paditi për shpifje, por Veliaj nuk paraqitet në seancë, Koka:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur në gjykatë për të dytën herë, pavarësisht se ka paditur gazetarin Bledian Koka për shpifje.

I ftuar në Syri Tv, Koka ka thënë se e gjitha ishte intimidim dhe një taktikë elektorale e poshtër në dëm të fjalës së lirë.

Mosparaqitja e Veliajt në seancën, sipas Kokës, tregon qartazi një tërheqje dhe konfirmimin se është intimidim i pastër.

“Që në gjenezë u pa se çfarë qëllimi kishte kjo dhe sot kur duhej të përballej, për një çmenduri juridike, sot pala akuzuese thjesht nuk u paraqit pa shpjegim.  Kjo është qartazi një tentativë për intimidimin e e medias, një taktikë elektorale e poshtër në kurriz të medias dhe të fjalës së lirë, sepse që në gjenezë u pa se çfarë qilimi kishte kjo. U bë gjatë fushatës, në kulmin e fushatës; u mbajt e karikuar përgjatë gjithë fushatës dhe sot, që duhet të përballeshim, kur ne kishim përgatitur bashkë me av. Dorian Marlijan një strategji mbrojtjeje për një çmenduri juridike, sot pala akuzuese thjesht nuk u paraqit, pa dhënë asnjë shpjegim. Duket qartë që është një tërheqje, është një konfirmim i asaj që nuk ishte tjetër përveçse një tentativë e fëlliqur intimidimi e pistë nga njerëz që nuk bëjnë gjë tjetër përveç asaj që kanë bërë”, tha Koka.

Të fundit