Flash News

E-TJERA

E pandehur nga SPAK, Lubonja: A ka zgjedhur Balluku metodë tjetër nga Veliaj dhe Ahmetaj?

E pandehur nga SPAK, Lubonja: A ka zgjedhur Balluku metodë tjetër nga

Analisti Fatos Lubonja komentoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Duke folur në News 24, ai tha se nuk mjafton si masë sa kohë nuk ka ndëshkim për të gjithë rrethin e krimit të paprekur nga SPAK.

Duke iu referuar takimit mes saj dhe Ramës , Lubonja tha se nuk dihet nëse zv/kryeministrja ka ndryshuar metodë në raport me zyrtarët e tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, që sipas tij do të thotë se po përdor presion ndaj Ramës.

Fatos Lubonja: Është një goditje që tregon se është një zhveshje e sistemit por pikëpyetje e madhe që ngrihet është kjo, cfarë ka pas. Është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare, është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë. Ai që quhet sistem ku kam parasysh të gjithë rrethin e krimit, ai nuk është prekur nga SPAK.

Pyetja e madhe që ngrihet është ky 50 mln eruo ku kanë shkuar, sa prej tyre ka futur në xhep, Balluku apo Rama dhe sa kanë shkuar për fushatën elektorale. Sistemi i vjedhjes, thonë pabarazi në tendera, ku kanë shkuar?

 

Të fundit