Flash News

E-TJERA

E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të votojë

     
E paprecedentë! 101 vjeçarja në Fier nuk lejohet të
 

Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në Fier, ku i gjithë vendi ndodhet në proces zgjedhor për kuvendin e ri.

Një qytetare e cila është 101 vjeçe nuk voton dot. I biri i qytetares rrëfen në Top Channel se gjatë procesit ka ndeshur problematika që nuk e lejojnë gruan e moshuar të votojë. 

“Të drejtën e votës ajo e ka pasur një jetë të tërë. Këtë radhë nuk e di se ç’pati. Në vend që të gëzojmë që ka kaluar 100 vjeçe, dalin probleme të tilla.

Ajo që në orën 6:30 më tha mua hajde të votojmë, se e kishte me qejf. Më dhanë një vërtetim këta të komisionit qendror të shkoja në gjykatë. Shkova në gjykatë dhe më thanë që më duhej një vërtetim nga gjendja civile. Ishte një punonjëse dhe më tha që administratorja nuk ishte paraqitur. Nuk e di çfarë të bëj”, u shpreh qytetari.

Të fundit