Flash News

E-TJERA

“E paprecedentë”, ish-deputeti: Kërkohet sekuestro e kompanisë ku bashkëaksionar është Ministria e Ekonomisë

“E paprecedentë”, ish-deputeti: Kërkohet sekuestro e

Kompania Alessio 2014, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga autoritete të ndryshme shtetërore apo ka punuar si nënkontraktor në ndërtim rrugësh, është një nga kompanitë që SPAK beson se janë krijuar nga të ardhura nga aktivitetet kriminale të pronarit, Anton Gjinaj, i cili është dënuar për drogë në Spanjë, dhe që për rrjedhojë, duhet të konfiskohen për llogari të shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK bëri të ditur të hënën se ka dërguar disa kërkesa për konfiskim në gjykatë për kompani, prona të paluajtëshme apo llogari bankare, në bazë të ligjit Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar…”, quajtur ndryshe ligji “Antimafia.

 Ajo që bie në sy, është fakti se shteti është bashkëaksionar me një personi të dënuar për trafik droge, çka për ish deputetin Genc Pollo është një rast I paprecedentë.

“Cilësori “i paprecedent” përdoret shpesh por rasti në fjalë e meriton:

Prokuroria kërkon sekuestron e një kompanie ku bashkëaksionar është shteti (Ministria e Ekonomisë)

Shkaku: bashkëaksioneri tjetër është një narkotrafikant i dënuar në Spanjë dhe kapitalin (aksionet) i ka siguruar me para droge”, shkruan ai.

 

Të fundit