Flash News

E-TJERA

E para në Evropë për çmime rekord: Shqiptarëve iu duhet 1 orë punë në ditë, për të blerë 1 litër naftë

E para në Evropë për çmime rekord: Shqiptarëve iu

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivele rekord, ku Bordi i Transparencës caktoi shitjen e tij me 261 lekë/litër. Prej muajit mars vendi ka shënuar çmime rekord për karburantet dhe jo vetëm.

Një analizë e SCAN Tv, mbi pagën mesatare dhe mundësinë e blerjes së një litri naftë në raport me të, del në përfundimin se një shqiptari i duhet mesatarisht një orë punë në ditë, për të blerë një litër naftë.

Përllogaritja është bërë duke marrë për bazë pagën neto në muaj, 410 euro, shumë që përkthehet në 2.36 euro ora. Kështu një shqiptar duhet të bëjë të paktën mesatarisht 55 minuta punë në ditë për të blerë vetëm një litër naftë.

Në vendin e dytë renditet Ukraina, ku 1 litër naftë vlen 51 minuta punë në ditë. Për Moldavinë, nevojiten 50 minuta punë, 47 minuta në Kosovë, afro 37 minuta për Maqedoninë e Veriut, në Serbi 29 minuta, ndërsa në Mal të Zi duhen 23 minuta për të blerë 1 litër naftë.

Shqipëria renditet ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në 167 shtetet e botës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Global Petrol Price, Shqipëria renditet pas vende shumë më të pasura të botës si Hong Kongu, Suedia, Norvegjia apo Islanda, por renditet para shteteve të tjera të fuqishme si Gjermania, Zvicra, Greqia, Italia etj.

E para në Evropë për çmime rekord: Shqiptarëve iu E para në Evropë për çmime rekord: Shqiptarëve iu E para në Evropë për çmime rekord: Shqiptarëve iu

Të fundit