Flash News

E-TJERA

E para pas nisjes së luftës, mbërrin në Shqipëri anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

E para pas nisjes së luftës, mbërrin në Shqipëri anija

Ka mbërritur anija e parë me grurë nga Ukrainë në Shqipëri, që pas nisjes së luftës. Rreth orës 08:37 në portin e Durrësit ka mbërritur anija "Jaohar Ranim" me 6 mijë ton grurë.

Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më pare. Ngarkesa është për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri.

Prej disa ditësh kanë rinisur eksportet e drithrave nga Ukrainë, pasi nënshkroi një marrëveshje me Rusinë në Turqi, me ndërmjetësimin e kësaj të fundit dhe OKB-së.

Pavarësisht kësaj, miliona tonelata grurë kanë mbetur të bllokuara në portet ukrainase.

Kjo ka sjellë rritje çmimesh në të gjithë botës, pasi Ukraina është ndër eksportueset kryesore të grurit, ndërsa disa vende të botës së tretë po rrezikojnë një krizë të thellë ushqimore. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

E para pas nisjes së luftës, mbërrin në Shqipëri anija

Të fundit