Flash News

E-TJERA

E denoncoi Berisha/ Lirohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo

E denoncoi Berisha/ Lirohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo. Në dekretin e firmosur nga Begaj, nënvizohet lirimi i Bendos nga posti.

“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoj:

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, thuhet në dekret.

Kujtojmë se Helidon Bendo u vu në shënjestër të hakerave iranianë “Homeland Justice” të cilët i publikuan të dhënat personale.

Më herët, kryetari i PD-së Sali Berisha denoncoi se kryeministri Rama i kihte mbyllur dyert kreut të SHISH dhe nuk e lejonte të merrte detyrën. 

“Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të shërbimit informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit