Flash News

E-TJERA

‘E përdornin edhe politikanët’, gazetari: Në Shqipëri ka ardhur programi që përgjon Whatsapp-in

‘E përdornin edhe politikanët’, gazetari: Në

Gazetari Artan Hoxha tha se në Shqipëri ka ardhur një program që përgjon bisedat në platformën Whatsapp.

I ftuar në ‘Opinion’, Hoxha deklaroi se platforma e Whatsapp është përdorur edhe nga politikanë, por tanimë është zëvendësuar prej tyre me një tjetër e quajtur Signal.

“Whatsappi për shumë kohë ka qenë mënyra kryesore komunikimit të autoriteteve, Kryeministri, ministrant komunikonin  në Whatsapp. Programi për përgjimin e Whatsappit ka ardhur, por nuk është në funksion. Në Shqipëri përgjon Whatsapp skuadra e posaçme. Ata afrohen 150 metër, kanë një pajisje, e kanë të identifikuar personin që do përgjojnë dhe ai e zbardh Whatsappin. Afrohet në distancë. Ajo kap në celularin tënd, por nuk kap gjithë programin. Për të kapur gjithë programin duhet të autorizohesh tek kompania në Amerikë. Në vitet e fundit ka ndryshuar komunikimi. Kryeministrat, ministrat nuk përdorin më Whatsapp, përdorin Signal. Deri pa rënë sky përdornin sky, sepse ishte i pakriptueshëm. Por nëse të sulet një agjenci serioze të fik derën dhe nuk ke çfarë i bën farë. Nëse hyn një haker normal, pastaj është tjetër gjë,” tha Hoxha.

Të fundit