Flash News

E-TJERA

E përplas treni, humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Itali

E përplas treni, humb jetën 46-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar u përplas për vdekje nga një tren në stacionin Bogliasco në Itali.

Ansa shkruan se 46-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte zbritur në shina që të merrte një send që i kishte rënë, por treni i linjës ‘Intercity Milano-Livorno’ e ka përplasur duke i shkaktuar atij vdekjen.

Drejtuesi i trenit, Giuseppe Mariani ka deklaruar para hetuesve se kishte parë burrin në platformë kur po hynte në stacionin në Bogliasco dhe pavarësisht shpejtësisë së reduktuar, ai nuk mundi të shmangte goditjen fatale për shqiptarin.

Të fundit