Flash News

E-TJERA

E përplasi makina dhe e la në rrugë, humb jetën në spital një grua

E përplasi makina dhe e la në rrugë, humb jetën në

Një grua e cila u gjet e plagosur nga një aksident rrugor në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, ka humbur jetën si pasoje e plagëve të marra.

Policia bën me dije se e ndjera u gjet rreth orës 17:20 dhe u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.


Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.

Të fundit