Flash News

E-TJERA

E përplasi makina, humb jetën 22-vjeçarja në Durrës

E përplasi makina, humb jetën 22-vjeçarja në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e ish- Kënetës në Durrës.

22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën, kur një makinë me shpejtësi e ka përplasur  duke e hedhur në anën tjetër të trotuarit.

Vajza është dërguar në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë duke luftuar me jetën dhe vetëm pak minuta më parë, burimet konfirmojnë se 22- vjeçarja ka ndërruar jetë.

Të afërmit njoftuan sot në rrjetet sociale: “Ju njoftojmë për ndarjen e parakohshme të njeriut tonë të shtrenjtë, Erisa Bislim Aliaj. Varrimi bëhet më datë 22/06/2023, ora 13:00, në fshatin Zogaj,Tropojë.

Të qoftë dheu i lehtë e mira jonë, Erisa – lulja më e bukur e parajsës”.

Të fundit