Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në “Don Bosko”, reagon policia
“Miku i familjes” ab*zonte me 12-vjeçaren prej 4 vitesh, shpallet në kërkim
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e shqiptarë
Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur
Një sherr ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen nr. 4 të Pogradecit ku është plagosur me thikë të 37-vjeçari Olgert Vesho, nga fqinji i tij Ilir Topçiu.
49-vjeçari, i cili ka precedentë të mëparshëm penal për krime kundër personit ka goditur me thikë fqinjin e tij për një konflikt të çastit dhe është arrestuar më pas në flagrancë nga policia.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4 Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi: I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin O. V., 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë)”, sqaron policia.
37-vjeçari i plagosur po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq është sekuestruar nga efektivët thika që dyshohet se 49-vjeçari ka përdorur për të plagosur Veshon.