Flash News

E-TJERA

E pohon pedagogia: S’kemi kushte për të respektuar distancën sociale, i druhemi infektimit

E pohon pedagogia: S’kemi kushte për të respektuar

Kërkesa për të pasur një certifikatë vaksinimi për të hyrë në auditor, u kthye në një ‘përplasje’ mes studentëve dhe universiteteve.

Pedagogia e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Elsa Skënderi Rakipllari ngre shqetësimin se kushtet me të cilat ndeshen sot fakultetet e thuajse të gjitha universiteteve, nuk iu japin mundësi të sigurojnë në mënyrë absolute mbrojtjen e studentëve dhe të pedagogëve.

“Ne nuk ndihemi të sigurt, jo vetëm ne si staf akademik por edhe studentët. Sepse kushtet që ne kemi janë të tilla, që edhe në kushte normale hapësira të tilla nuk na mjaftojnë. Mendoni që fluksi i studentëve është i njëjtë, por ndryshimi i madh është se jemi në kushte pandemie. Mendoni një sallë me 130 studentë jo fort e madhe ku nuk duhet të kishte më shumë se 50 studentë. Por kushtet tona këto janë dhe ne e kemi ngritur si shqetësim. E kemi njëfarë droje dhe shqetësimi, mos situata përkeqësohet në një pikë të caktuara. Mos studentët infektohet, pedagogët infektohen,” shprehet Rakipllari.

Pedagogia mohon zërat se nuk ka më grupe kontrolli dhe se certifikata e vaksinimit nuk është më kusht për të hyrë në fakultet.

“Kërkesa që studentët të kem një certifikatë vaksinimi vijon të jetë në fuqi. Nuk ka shfuqizim. Ishte një situatë paradoksale sepse ne u vendosëm përballë studentëve për të bërë gardianët. Ne kemi bërë aq sa mundemi, që kur studentët të mbajnë maskën në të gjitha ambientet e brendshme të fakultetit,” shtoi pedagogia.

 

Të fundit