Flash News

E-TJERA

E premtja me vranësira dhe reshje lokale, por si do të jetë moti në fundjavë

E premtja me vranësira dhe reshje lokale, por si do të jetë moti
Foto ilustruese

E premtja nisi me vranësira të lehta, të cilat do të shtohen gjatë ditës, duke sjellë dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendi tonë.

Drejtuesja e Departamentit të Klimës pranë MeteoAlb, Adiola Bani në një prononcim për "abcnews.al" bëri me dije se fundjava do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.

Ajo theksoi se në lartësitë mbi 700 metra reshjet do të jenë në formën e borës. Gjithashtu shtoi se do të ketë rritje të lehtë të temperaturave gjatë orëve të mëngjesit.

Bani bëri me dije se moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent dhe në fillimin e javës tjetër.

“Fundjava do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe me vranësira të dendura. Gjithashtu në lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit do të kemi dhe reshje bore. Sa i përket temperaturave mëngjesi i sotëm është -3 gradë në zonat malore, ndërsa në mesditë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë.

Ndërkohë vlerat minimale do të jenë -1 deri në 0 gradë ndërsa maksimumi deri në 13 gradë. Moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent dhe në fillim të javës tjetër”, tha Bani.

Të fundit