Flash News

E-TJERA

E punësuar në Ministrinë e Jashtme, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën!

E punësuar në Ministrinë e Jashtme, jep dorëheqjen motra e

Xhuljana Dumani, motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë ka dhënë dorëheqjen nga funksioni që mbante në ministrinë e Jashtme.

Vendimi i saj vjen dy ditë pasi u bë publik punësimi i saj pranë këtij dikasteri.  Në letrën ku njofton dorëheqjen, Xhuljana Dumani shkruan se ndihet në rrezik për jetën pas ekspozimit të vendit të  punës apo fotove.

E punësuar në Ministrinë e Jashtme, jep dorëheqjen motra e

Ndërkohë, ministria e Jashtme sqaronte se Xhuljana Dumani erdhi si pjesë e një programi të Ministrisë së Arsimit dhe u përzgjodh për të kryer praktikë tre mujore.

MEPJ shtonte po ashtu se ajo s’ka patur në asnjë moment akses në informacionin e klasifikuar, por u pajis me certifikatë të sigurisë DSIK sipas procedurës.

Të fundit