Flash News

E-TJERA

E qëlloi pas konfliktit në lagje/ Kush është 38-vjeçari që plagosi fqinjin në Tiranë

E qëlloi pas konfliktit në lagje/ Kush është

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një sherr mes fqinjësh ka përfunduar me përdorim armësh zjarri.

Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal që më pas ka degjeneruar në dhunë fizike dhe më pas në të shtëna me armë. Sandrino Baci, 31 vjeç, ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Korado Teodori, 38 vjeç.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se autori është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërkohë që pritet që dëshmitarët të japin informacion për sqarimin e mëtejshëm të konfliktit që çoi në përdorimin e armës.

Të fundit