Flash News

E-TJERA

E quajti ekstremist të djathtë, Erjon Bani i përgjigjet Ramës: Nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve

E quajti ekstremist të djathtë, Erjon Bani i përgjigjet

Gjyqtari Erjon Bani ka komentuar sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe GJKKO-së, së fundmi, edhe për masat e sigurisë të lëshuara ndaj stafit të UBT për abuzimin me tenderat.

Bani deklaroi se nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve, dhe se këtë mund ta bëjë vetëm një gjykatë. Gjyqtari tha se çdo indicie që dikush mund të ketë mbi integritetin e tij, t’i drejtohet organeve kompetente.

“Lidhur me integritetin e gjyqtarëve, si GJKKO ashtu edhe SPAK dhe BKH janë institucione më të monitoruara për shkak të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët i janë nënshtruar një kontrolli të pasurisë, monitorimit nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, përgjohen në kohë reale të gjitha mesazhet komunikimit, sa I përket inegritetit parimet nga Sttasburgu e ato ndërkombëtare kanë një parim shumë të rëndësishëm që prezumohet integriteti dhe besueshmëria e gjyqtarëve në momentin që janë emëruar, kush ka indicie ndaj integritetit duhet t’i adresojë ato në organet kompetente, nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve, këtë mund ta bëjë një gjykatë më e lartë, këto janë parime që të kuptohet kjo”, deklaroi Bani.

Pas arrestimit të Veliajt, Rama e quajti Banin një ekstremist të djathtë pasi pretendonte se gjyqtari kishte firmosur masa esktreme për çështje që lidheshin me PS.

“Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem”, tha Rama pas arrestimit të Veliajt.

Të fundit