Flash News

E-TJERA

E quajti 'gjel deti', Sula harron sulmet e Ramës: Kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

E quajti 'gjel deti', Sula harron sulmet e Ramës: Kurrë nuk

Dashnor Sula është prezantuar sot si Kryeinspektor i Përgjithshëm, disa ditë pasi kryeministri Rama firmosi emërimin e tij.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Sula tha se ai dhe Rama nuk e kishim parë vetën kurrë si armiq, edhe pse nga foltorja e Kuvendit kryeministri e ka ironizuar dhe fyer shpesh duke e krahasuar me “gjelin e detit”.

“Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”, deklaroi Sula.

Megjithatë, emërimi në administratë duket se ka zbehur armiqësitë e dikurshme, duke lënë në hije serinë e sulmeve dhe ofendimeve që Rama ka lëshuar ndaj tij ndër vite.

Të fundit