Flash News

E-TJERA

E quajti “vrasës me pagesë”, gazetari i kthehet Bashës: Keqardhje kur sulmet vijnë nga “opozitarë”

E quajti “vrasës me pagesë”, gazetari i kthehet

BE dhe SHBA mohuan dje të kenë bashkëpunuar me Ramën dhe Bashën për Reformën Zgjedhore, pas deklaratave të Bashës.

Mirëpo, qarkullimi i reagimeve të BE dhe SHBA në media ka shtyrë Bashën të etiketojë si “vrasës me pagesë” gazetarin Osman Stafa. Ky i fundit i është përgjigjur Bashës me një reagim në Facebook.

Stafa shkruan se edhe më parë në vorbullën e përplasjeve të PD, Basha i është drejtuar gazetarëve duke u thënë se punojnë për bukën e gojës. Po ashtu, edhe sot kur është gjetur nën presion nga qëndrimet e ndërkombëtarëve, Basha ka sulmuar gazetarin duke e cilësuar “vrasës”.

Stafa shkruan se sulme të tilla janë të dënueshme sidomos kur vijnë nga “opozitarë”.

Reagimi:

Buka e gojës dhe "vrasja me porosi" e LB!

Mbaj mend dikur në një konferencë nën presionin e përplasjeve brenda llojit në PD, Lulzim Basha i lëshuar nga nervat iu drejtua një kolegeje "Nuk ju vë faj, se ju gazetarët punoni për bukën e gojës". Deklarata ishte skandaloze, aq sa në unison me kolegët vendosëm bashkarisht të mos i drejtojmë më mikrofon Bashës, pa kërkuar ndjesë. Dhe ashtu ndodhi.

Sot, sërish nën presion dhe tension për deklarata dhe qëndrime që po vetë mban në publik nuk më kurseu mua duke më etiketuar "vrasës me porosi". E dini pse? Sepse përballa qëndrimet e tij publike dhe atë të selive diplomatike më të rëndësishme në Tiranë(SHBA, BE, Britania e Madhe).

Ajo që ndjej është vetëm keqardhje për sulme të tilla. Sulmet janë gjithnjë të dënueshme, por janë shumë më të rënda kur fabrikohen dhe shpërndahen pa u menduar nga parti apo individë "opozitarë".

Të fundit