Flash News

E-TJERA

E quajti personazh grotesk, Gjekmarkaj i kthehet Ramës: Ti s’ke mbajtur dot një grua më shumë se 4 vjet, e jo më pushtetin

E quajti personazh grotesk, Gjekmarkaj i kthehet Ramës: Ti s’ke

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sulmoi sot nga Lezha dy kandidatët e PD në qarkun e Lezhës, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn, përkatësisht të renditur në vend të parë dhe të dytë të listës.

Rama tha se Marku dhe Gjekmarkaj s’kanë asnjë lidhje me Lezhën përveç origjinës, dhe faktit që emri i tyre mund të jetë në parlament pas 25 prillit.

Skuadër jo përfaqësuese, me dy personazhe groteskë, që i njeh gjithë populli shqiptar përmes salloneve, klubeve të natës mediatike. Dy personazhe ekstremistë, në çdo aspekt të retorikës së tyre, të menduarit. Dy reaksionarë që e kanë kundërshtuar Reformën në Arsim duke qenë pedagogë. Kanë mbajtur ndezur flakadanin e tifozllëkut. S’kanë asnjë lidhje me Lezhën përveç origjinës. S’kanë çfarë i sjellin përveç emrin e tyre në parlament”, tha Rama

Ndërkohë, me një status në rrjetet sociale, Gjekmarkaj i kthehet kryeministrit duke i cilësuar batuta të lodhura deklaratat e tij.

Sipas analistit, tashmë kandidat për deputet, ligjin për arsimin e lartë e kanë kundërshtuar sepse sipas tij është totalitar dhe ideologjik.   

Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist ! Rren kur flet , rren kur hesht , rren kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande!

Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur ato ku i kerkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojne njerzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill !

Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut!”, shkruan Gjekmarkaj.

Të fundit