Flash News

E-TJERA

E reja me ''Benz'' parakalon dy makina, por hedh ''Toyotan'' në kanal

E reja me ''Benz'' parakalon dy makina, por hedh

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Moravë.

Mësohet se një automjet tip Mercedes Benz, që drejtohej nga njē vajzë, ka parakaluar dy makina dhe teksa është ndeshur përballë me një mjet tjetër, në përpjekje për të shmangur përplasjen me të ka goditur mjetin tip Tojota Yaris, duke e hedhur në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar drejtuesja mjetit tip Toyota Yaris, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

E reja me ''Benz'' parakalon dy makina, por hedh

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë mjeti tip Mercedes Benz Vito, që ka kryer një parakalim të gabuar duke bërë që makina tip Toyota të përfundonte në kanal.

Të fundit