Flash News

E-TJERA

E reja merret me forcë në makinë, dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai

E reja merret me forcë në makinë, dhunohet nga vëllai dhe

Një 30-vjeçare është marrë forcërisht me makinë nga familjarët saj dhe më pas është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj.  Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti në familje.

Policia ka nisur procedimin penal për A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit.

Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Të fundit