Flash News

E-TJERA

E rëndë në Austri/ Humb jetën në vendin e punës 35-vjeçari shqiptar

E rëndë në Austri/ Humb jetën në vendin e punës

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 35-vjeçari nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Arbing, në Distriktin Perg të Austrisë, ku viktima ishte duke punuar në pastrimin e fasadës së një ndërtese.


Sipas raportimeve, 35-vjeçari ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë elektrike pranë ndërtesës, duke pësuar goditje fatale. Kolegu i tij, një 34-vjeçar me origjinë nga Iraku, që po punonte në pjesën e përparme të objektit, dëgjoi britmën e tij dhe ndërhyri menjëherë.


Pavarësisht se ambulanca dhe shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë, mbërritja e tyre u raportua të ketë qenë me vonesë. Mjekët e urgjencës tentuan të kryenin ndihmën e parë, por për shkak të natyrës së dëmtimit, 35-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.


Policia austriake ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e plotë të viktimës.

Të fundit