Flash News

E-TJERA

E rëndë në Britani, emigranti shqiptar tenton të abuzojë me të miturën

E rëndë në Britani, emigranti shqiptar tenton të

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Britani, ku një shtetas shqiptar që dyshohet se jetonte në mënyrë të paligjshme është përballur me akuza për tentativë sulmi seksual ndaj një vajze 12-vjeçare.

Sipas materialeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, përfshirë platformën X, personi i identifikuar si Ershad Kurtaj është ndaluar fillimisht nga qytetarë britanikë, të cilët pretendojnë se kanë ndërhyrë pas ngjarjes së dyshuar.

Në video shihet momenti kur atij i komunikohet se do të dorëzohet tek autoritetet dhe do të arrestohet, ndërsa dëgjohet edhe reagimi i tij, ku kërkon të mos kthehet në vendin e origjinës dhe kërkon falje.

Deri më tani, autoritetet britanike nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar të detajeve të publikuara në video apo të rrethanave të plota të ngjarjes.

Të fundit