Flash News

E-TJERA

E rëndë në Cërrik, 65-vjeçari humb jetën pas një aksidenti me mjet bujqësor

E rëndë në Cërrik, 65-vjeçari humb jetën pas

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Shalës, Cërrik, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me mjet bujqësor.

Shtetasi, i cili punonte me një frezë dore, është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës, duke pësuar plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

I moshuari u dërgua pa shenja jete në spitalin e Cërrikut, ndërkohë që familjarët kanë dhënë deklarata që mbështesin dyshimet e para për një aksident tragjik.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Të fundit