Flash News

E-TJERA

E rëndë në Fier, 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

E rëndë në Fier, 36-vjeçari gjendet i vdekur në

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Policia ka bërë të ditur se shtetasi me iniciale M.I dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur familjarët kanë gjetur trupin e pajetë të M.I. në banesën e tij. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik.

Nuk janë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet për motivet dhe shkaqet e mundshme të ngjarjes vijojnë.

Të fundit