Flash News

E-TJERA

E rëndë në Fier, 53-vjeçarja gjendet e pajetë në garazh

E rëndë në Fier, 53-vjeçarja gjendet e pajetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grecalli të Fierit, ku një grua 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete në garazhin e banesës së saj.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, e identifikuar si M. Sh., dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit që çoi në këtë akt tragjik.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa hetimet vijojnë.

Të fundit