Flash News

E-TJERA

E rëndë në Fushë-Krujë: Lojtarët dhe trajneri i Skënderbeut dhunohen nga ekipi vendas

E rëndë në Fushë-Krujë: Lojtarët dhe trajneri i

Para sfidës kundër KF Iliria, lojtarët e KF Skënderbeu dhe trajneri Ernest Gjoka u përballën me dhunë nga stafi dhe futbollistët e ekipit vendas, duke detyruar klubin korçar të mos zbresë në fushë.

Në një reagim zyrtar për mediat, klubi i Skënderbeut konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe theksoi se në këto kushte “nuk mund të luhet futboll”.

“Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, thuhet në reagim.

Të fundit