Flash News

E-TJERA

E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vret veten në banesë

E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vret veten në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Valare, ku një i mitur ka humbur jetën në rrethana tragjike. Rreth orës 13:30, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës është dërguar pa shenja jete 17-vjeçari me inicialet V. P., banues në fshatin Valare.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu është vetëvarur në banesën e tij. Familjarët e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.


Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi motivet që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.

Të fundit