Flash News

E-TJERA

E rëndë në Itali, shqiptari mbytet në sy të gruas dhe fëmijëve

E rëndë në Itali, shqiptari mbytet në sy të gruas dhe

Një shqiptar 52- vjeçar është mbytur në sy të fëmijëve dhe gruas pasditen e djeshme në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se Argon Gjyla, banor i Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje për t’u freskuar, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino. Megjithatë, sapo hyri në lumë, filloi të gulçonte dhe u zhduk nën ujë.

Edhe pse disa persona arritën ta kthenin në breg, ku më pas filluan manovrat për ta mbajtur në jetë në pritje të ambulancave dhe shpëtimit me helikopter.

Me të mbërritur në vendngjarje, helikopteri e dërgoi me urgjencë 52-vjeçarin në spital ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas shtrimit.

Të fundit