Flash News

E-TJERA

E rëndë në Kretë, mbytet në det fëmija shqiptar

E rëndë në Kretë, mbytet në det fëmija shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas mediave greke, një fëmijë i moshës 6-7 vjeçare me origjinë shqiptare është mbytur në det.

Ai u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit. 

Ka qenë një banor i zonës ai i cili pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit. Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit, por pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, vogëlushi nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Të fundit