Flash News

E-TJERA

E rëndë në Lushnje/ Humb jetën 6-vjeçari, pëson arrest kardiak gjatë transportit për në Tiranë

E rëndë në Lushnje/ Humb jetën 6-vjeçari, pëson

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnje, ku një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Fëmija, i cili jetonte në fshatin Shën e Premte dhe ishte shoqëruar në spital nga gjyshi i tij, nuk mundi t’i mbijetonte gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas burimeve nga spitali i Lushnjes, fëmija kishte qenë duke marrë trajtim në shtëpi për një virozë disa ditore, por gjendja e tij u përkeqësua. Ai u soll në spitalin e Lushnjes nga qendra shëndetësore në Divjakë rreth orës 14:30, ku iu kryen analizat dhe trajtimet përkatëse. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët vendosën ta transportonin drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Fatkeqësisht, sapo fëmija po ngjitej në ambulancë për t’u nisur drejt kryeqytetit, pësoi arrest kardiako-respirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë rreth orës 19:00.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë me një deklaratë për rastin në orët në vijim.

Të fundit