Flash News

E-TJERA

E rëndë në Maliq, 61-vjeçari humb jetën pas përmbysjes së mjetit bujqësor

E rëndë në Maliq, 61-vjeçari humb jetën pas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Moglicë, Maliq, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me një mjet bujqësor.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:20, mjeti bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj. është përmbysur në rrethana ende të paqarta. Për fat të keq, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të kësaj tragjedie. Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të fshatit Moglicë, ku viktima ishte një person i njohur dhe i respektuar.

 

Të fundit