Flash News

E-TJERA

I shtruar në Pediatrinë e Infektivit, ndërron jetë fëmija i parë me COVID-19 në Shqipëri

I shtruar në Pediatrinë e Infektivit, ndërron jetë
Foto Ilustruese/ Foshnjë

Ndërron jetë fëmija i parë me COVID-19 në vendin tonë. Viktima është një foshnjë 16-muajshe, me probleme të tjera shëndetësore që pas lindjes.

Mësohet se foshnja, ishte e shtruar në Pediatrinë e Infektivit, ndërsa prej dy ditësh ndodhej në intubim.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, fëmija nuk mundi që ta fitonte betejën me COVID-19, duke humbur kështu jetën.

Të fundit