Flash News

E-TJERA

E rëndë në Tiranë, i riu i grabit paratë fqinjit dhe i përdh*non të dashurën

E rëndë në Tiranë, i riu i grabit paratë fqinjit dhe i

Një 25-vjeçar me inicialet J.O, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një shumë parash si dhe një celular nga shtëpia e fqinjit të tij.

Por ajo ç'ka e bën akoma më të rëndë ngjarjen është se pas grabitjes ai ka marrë me forcë të dashurën e fqinjit, e ka çuar në një hotel në kryeqytet, dhe ka përdhunuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, bën me dije policia.

Të fundit