Flash News

E-TJERA

E rëndë në Vjenë! Shembja e kantierit u merr jetën 3 shqiptarëve

E rëndë në Vjenë! Shembja e kantierit u merr jetën 3

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku kanë humbur jetën katër persona. Sipas Ambasades së Republikës së Kosovës në Austri, tre prej viktimave janë shqiptarë të Kosovës.

Autoritetet austriake raportojnë se aksidenti ndodhi në distriktin Alsergrund, kur një pjesë e konstruksionit u shemb mbi punëtorët që ndodheshin në vendin e punës.

Tre viktimat shqiptare janë identifikuar si Pajtim Bajrami, 36 vjeç, Asllan Musliu, 49 vjeç, dhe Istref Zekaj. Autoritetet dhe Ambasada e Kosovës kanë konfirmuar informacionet dhe po vazhdojnë hetimet për rrethanat e aksidentit.

 

Të fundit