Flash News

E-TJERA

E rëndë në Vlorë/ 3-vjeçari bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

E rëndë në Vlorë/ 3-vjeçari bie nga ballkoni i katit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë vetëm tre vjeç ka humbur jetën pasi ra nga lartësia. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së tij në katin e katërt të një pallati në lagjen 'Skela'.

Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e kanë transportuar fëmijën në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda të marra, duke ndërruar jetë pak më vonë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Të fundit