Flash News

E-TJERA

E riatdhesuara nga Siria rrëfehet në SPAK, si rekrutoheshin shqiptarët për të luftuar krah ISIS

E riatdhesuara nga Siria rrëfehet në SPAK, si rekrutoheshin

Dy vite pas riatdhesimit të saj nga Siria, Floresha Rasha ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë.

Rasha, dëshmitë e së cilës konsiderohen pikë kyçe në hetimet e SPAK-ut, do të tregojë rrugën që ndiqet për rekrutimet e shqiptarëve drejt Sirisë, për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS.

Gazetarja Klodiana Lala tregoi për News 24 pjesë nga dëshmia e Rashës para prokurorëve të SPAK.

Rasha ka rrëfyer rrugën që ndoqi për t’u larguar drejt Sirisë bashkë me dy fëmijët e saj, aty ku qëndronte bashkëshorti Diamant Rasha. Pas vrasjes së Diamantit, Floresha tregon se u martua me Lavdrim Muhaxherin i njohur ndryshe si “Kasapi i Kaçanikut”.

Rasha ka rrëfyer martesën e saj me një tjetër luftëtar sirian pas vdekjes së Muhaxherit, si edhe humbjen e disa prej fëmijëve të saj.

“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajzën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra burri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët). Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kisha me Diamant Rashën”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.

Të fundit