Flash News

E-TJERA

E rrahën shokët pas sherrit për politikë, humb jetën pas nëntë ditësh në spital 57-vjeçari nga Ballshi

E rrahën shokët pas sherrit për politikë, humb jetën

Nëntë ditë pasi u dhunua nga shokët dhe u la i gjakosur në rrugë, ka ndërruar jetë 57-vjecari nga Ballshi, Pelivan Sinanrrapaj.

57-vjeçari ishte i shtruar te spitali i Tramuës, në gjendje të rëndë dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 janarit ku Pelivan Sinanrrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë. Pasi kanë konsumuar alkol, 57-vjeçari u konfliktua me shokët e tij, sipas dëshmitarëve, për politikë.

Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku Sinanrrapaj u godit dhe u gjakos, ndërsa shokët e tij u larguan duke e lënë në mes të rrugës.

Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Policia kreu ndalimin e autorëve ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen.

Të fundit