Flash News

E-TJERA

E rrëmbeu një javë më parë, gjyshja dorëzon në prokurori nipin 3-vjeçar

E rrëmbeu një javë më parë, gjyshja dorëzon

Fëmija tre vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja është dorëzuar në prokurori nga vetë kjo e fundit.

Ngjarja ndodhi më 16 prill në Durrës, kur nënë denoncoi rastet tek autoritetet.

Në lidhje me rastin u arrestuan gjyshi i tre vjeçarit, Rexhep Gunin, 58-vjeç., dhe një nga vëllezërit e gjyshes, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim gjyshja dhe një vëlla i saj.

Në polici, gjyshi refuzonte të jepte detaje mbi vendndodhjen e nipit. 58-vjeçari pretendonte se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.

Kujtojmë se babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë. Nëna tha për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën që kaloi, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin.

Të fundit