Flash News

E-TJERA

E rrezikuar vetë nga kriza, por Shqipëria do të furnizojë Serbinë dhe MV me qymyr që të prodhojnë energji

E rrezikuar vetë nga kriza, por Shqipëria do të furnizojë

Një delegacion nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut ishte në Tiranë në kuadër të “Open Balkan”. Përfaqësuesit e tre vendeve diskutuan mbi sfidat e energjisë, ndërsa parashikimet janë tempër pesimiste për këtë dimër.

Rusia do të reduktojë furnizimet, ndërsa BE do të shkurtojë përdorimin. Madje dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Megjithatë kjo nuk e ka kufizuar atë, pasi qeveria ka vendosur të furnizojë me qymyr Serbinë dhe MV, në mënyrë që këto vende të mos përballen me mungesa të energjisë.

Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha gjatë takimit: "Në shtator të kemi një plan të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve respektive që janë të ndryshme midis palëve për sigurimin e energjisë brenda rajonit me qëllim që të ulim sa më shumë efektet e importit të energjisë.

Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë.

Po kështu edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal.

Mund të kryejmë investime të përbashkëta sidomos nga pala maqedonase sidomos në burimet e rinovueshme duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria në panele fotovoltaike, dhe kombinimi me kontrata afatgjata i furnizimit të tre vendeve me energji që të kemi çmime sa më të favorshme. Kjo do të bëjë të mundur që të kemi shkëmbimin e energjisë mes vendeve më parë dhe më pas shkëmbimin e energjisë me rajonin”.

 

Të fundit