Flash News

E-TJERA

E sfidon për kreun e FSHF/ Duka "thumbon" Shakohoxhën: Përballë kam një komentator

E sfidon për kreun e FSHF/ Duka "thumbon" Shakohoxhën:

Armando Duka ka folur për herë të parë mbi zgjedhjet e vitit 2022 për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa thotë se nuk e ka vendosur ende nëse do kandidojë për një mandat të pestë në krye të saj. Ai deklaron se të gjithë janë të mirëpritur për ta sfiduar për postin e kryetarit të FSHF-së.

“Është shpejt. Kemi edhe një vit. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë. Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet.

Pa dyshim që mund të ketë edhe të tjerë. Të gjithë janë të mirëpritur dhe do japin kontributin e vet. Nuk e di nëse ka apo nuk ka ngjyrime politike. Nuk mund të bëj kështu deklaratash”, u shpreh Duka në "Abc".

I pyetur në lidhje me figurën e Dritan Shakohoxhës, i cili ka hedhur kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2022, Duka u shpreh se “përballë ka një komentator”.

Replikat

Gazetari: Përballë keni një gazetar

Armand Duka: Komentator

Gazetari: Pse jeni ftohur?

Armand Duka: Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë, me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e federatës.

Të fundit