Flash News

E-TJERA

E shantazhonin sistematikisht, 5 persona përdhunojnë në grup një 15-vjeçare; arrestohen

E shantazhonin sistematikisht, 5 persona përdhunojnë në grup

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuohen se kanë përdhunuar në grup një 15-vjeçare përmes shantazhit. Në pranga janë vënë shtetasit Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe A. Gj.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasit e mësipërm dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.

Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit