Flash News

E-TJERA

‘E shiti’ si vizitë personale, Veliaj shkoi në Kiev si pjesë e delegacionit të ‘Eurocities’

‘E shiti’ si vizitë personale, Veliaj shkoi në Kiev si

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një ditë më parë një vizitë në kryeqytetin ukrainas Kiev si pjesë e delegacionit të Kryetarëve të Bashkive të Qyteteve Evropiane të Eurocities në mbështetje të Ukrainës. 

Në Twitter, Veliaj ‘e shiti’ vizitën në Kiev si iniciativë personale, teksa theksoi edhe kontributin që do të japë Tirana në procesin e rindërtimit ku Veliaj u zotua të rindërtojë shkolla në qytetin e Kharkiv.

‘E shiti’ si vizitë personale, Veliaj shkoi në Kiev si

Në fakt, ajo që Veliaj e trumbetoi si një vizitë personale, ishte vizitë e delegacionit të Kryetarëve të Bashkive të Qyteteve Evropiane të Eurocities, të cilët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që synon rindërtimin e Ukrainës.

Veliaj nuk postoi foto nga momenti i nënshkrimit të memorandumit. Ai u shfaq në foto me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetarin e Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Kjo do të thotë se Tirana, si pjesë e memorandumit, nuk është i vetmi kryeqytet i ‘Eurocities’ i cili do të kontribuojë në procesin e rindërtimit të Ukrainës, ashtu sikurse Veliaj e theksoi vazhdimisht.  

‘E shiti’ si vizitë personale, Veliaj shkoi në Kiev si ‘E shiti’ si vizitë personale, Veliaj shkoi në Kiev si

Të fundit