Flash News

E-TJERA

E shkarkuan nga Tirana pas dy humbjesh rradhazi, Egbo: Faleminderit, por nuk ju them lamtumirë

E shkarkuan nga Tirana pas dy humbjesh rradhazi, Egbo: Faleminderit, por nuk ju
Emanuel Egbo

Një ditë pas shkarkimit të tij nga ekipi i Tiranës, Emanuel Egbo ka njoftuar se do të ketë një bashkëbisedim me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, tekniku nigerian i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen, teksa shprehet se nuk do t'ju thotë lamtumirë.

 “Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them lamtumirë”, shkruan ai në postim.

Kujtojmë se Egbo u shkarkua nga klubi i Tiranës pas disfatës së skuadrës në Kupë, nga skuadra e Kategorisë së Parë, Korabi.

Trajneri nigerian riktheu titullin kampion te Tirana pas plot 11 viteve, por kjo nuk e shpëtoi atë nga shkarkimi, teksa mjaftuan dy humbje radhazi për t’iu dhënë duart.

Vendin e Egbosë te Tirana e mori Nevil Dede, i cili u prezantua ditën e sotme nga klubi bardheblu, aty ku ai ka qenë edhe në të kaluarën.

Nevil Dede u prononcua sot si trajneri më i ri i Tiranës. Tekniku bardheblu deklaroi se është optimist që punët do të shkojnë mirë në kampin kryeqytetas duke parë grupin e mirë të lojtarëve që 25-herë kampionët e Shqipërisë kanë në dispozicion, por dhe faktin që është fillimi i sezonit.

Ai nuk pranoi të shprehej për punën e paraardhësit të tij Emanuel Egbo, ndërsa zbuloi se kontrata me klubin është dy-vjeçare. Dede theksoi se Tirana zien edhe në mometin kur fiton. Sipas tij, ekipi duhet të harrojë tashmë që ka fituar titullin kampion dhe të mendojë tani ta mbrojë atë.

Të fundit