Flash News

E-TJERA

E shpalli ‘non-grata’, Berisha padit për shpifje sekretarin e shtetit të SHBA, Antony Blinken

E shpalli ‘non-grata’, Berisha padit për shpifje sekretarin e

Një ditë pasi sekretari i shtetit në SHBA, Antony Blinken njoftoi vendimin e DASH për shpalljen e ish kryeministrit Sali Berisha, person non grata, ky i fundit njofton se ka nisur procedurat për ta hedhur zyrtarin amerikan në gjyq.

Në një deklaratë para mediave, Berisha tha se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë për të ngritur padi penale për shpifje Blinken.

 “Për arsye të panjohura për mua Antony Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe papritur më shpifëse vlerësimet të gënjeshtra.

Që kur kam nisur jetën time politike po ju garantoj s epo të shkoni më tutje që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit e dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive.

Ndaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral si Franca që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte për gjykatën e Parisit për shpifje publike.

Ai pretendon se sipas rregullave si ministër i punëve të jashtme përfiton imunitet. Kjo është gënjeshtër. Imuniteti vlerësohet nga gjykatat në mënyrë relative që do të thotë se Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur kryen akte normale në ushtrimin e funksionit si përfaqësues i qeverisë së tij.

Kur dëmton mua nuk hyn në funksionin e një ministri.   

Sipas avokatit tim që kam konsultuar Blinken nuk ëhstë i mbrojtur me asnjë imunitet, ndaj dhe do të paditet nga gjykata e Parisit, në të cilin është ngritur padia nga avokati im.

Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time, një admirues i vednit të madh të lirisë”, tha Berisha.

E shpalli ‘non-grata’, Berisha padit për shpifje sekretarin e

Të fundit