Flash News

E-TJERA

E shtuna me shumë aksidente, plagosen drejtuesit dhe pasagjerët; si ndodhën ngjarjet  

E shtuna me shumë aksidente, plagosen drejtuesit dhe pasagjerët; si

Aksidente me disa të plagosur janë shënuar të shtunën në vend. Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, pasditen e sotme.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një prej mjeteve dhe një fëmijë, që ishte pasagjer. Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

"Mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip  “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan", thuhet në njoftimin e policisë.

Një aksident i ngjashëm ndodhi rreth orës 17:10, në hyrje të kryeqytetit, te mbikalimi i Casa Italias. Tre automjete u përplasën dhe si pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i një prej mjeteve dhe një  pasagjer.

"Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i një prej  mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën", thuhet në njoftimin zyrtar.

Aksidenti i tjetër ndodhi në bulevardin “Migjeni”, në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50. Një makinë përplasi dy këmbësore, të cilat, sipas policsë janë jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin  Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

 

 

 

 

Të fundit