Flash News

E-TJERA

E sinjalizoi Interpoli, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, shpërndante materiale po*nografike me fëmijë

E sinjalizoi Interpoli, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë,

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi shpërndante materiale pornografike me fëmijë. 

M. Z., 29 vjeç, u sinjalizua fillimisht nga Interpoli dhe më pas autoritetet shqiptare ekzekutuan urdhrin e arrestit për veprën penale "Pornografia me të mitur".

"Në kuadër të këtij operacioni, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke arrestuar shtetasin M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Operacioni “STREAM” u zhvillua me bashkëpunimin e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit, dhe u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet gjermane dhe EUROPOL-i, policia shqiptare kreu hetimet dhe veprimet procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e 29-vjeçarit", thuhet në njoftim.

Të fundit