Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
E spërkati me benzinë dhe i vuri flakën Drejtorisë Arsimore në Fier, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet si autori i zjarrvënies në Drejtorinë Arsimore Fier. Në pranga është vënë shtetasi Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier.
Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).
Zjarri ka rënë ditën e sotme rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës. Në vendngjarje shkuan shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Mësohet se Alushaj kishte aplikuar për mësues nëpërmjet portalit por nuk ishte shpallur fitues, gjë që e shtyu drejt aktit të zjarrvënies së drejtorisë.
33-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.